facebookgoogle plusrss feedmesazh

04 July 2013

Ja pse duhet ta doni notin

Noti është një nga sportet më popullore dhe definitivisht forma më popullore e aktivitetit veror. Përveç përparësive për shëndet, të cilat janë në të vërtetë të shumta dhe të rëndësishme, noti është argëtues dhe forma më e mirë e freskimit në ditët e nxehta verore. Noti vetë prej vetes është formë e sportit, por njeriu në kërkim për argëtim ka shpikur aktivitete të ndryshme në ujë të cilat përfshijnë edhe notin. Ka shumë arsye pse duheni ta doni notin, ndërsa ne ju sjellim disa më të rëndësishme:
Kapaciteti i mushkërive: Me një hulumtim është përcaktuar që meshkujt dhe femrat në moshën e mesme përmirësojnë kapacitetin e mushkërive, ndërsa ai në periudhën prej 12 javësh rritet për 10 për qind. Sasia e gjakut të cilën e pompon zemra po ashtu rritet, madje për 18 për qind.

Shëndeti i zemrës: Me not vihet në lëvizje çdo muskul i trupit, duke përfshirë edhe atë më të rëndësishmin – zemra. Noti forcon zemrën dhe në mënyrë shumë efikase pompon zemrën, me çka përmirëson qarkullimin në trup.

Rregullon trupin: Shkencëtarët me një hulumtim kanë vërtetuar që 8 javë të notit të përditshëm masën muskulore të tricepsit (pjesa e pasme e dorës) do ta rrisin për 23.8 për qind. Me rritjen e masës muskulore do të reduktohet përqindja e yndyrave në trup, për të cilën arsye do të përmirësohet shëndeti i organizmit në tërësi. Noti ofron rezistencë më të madhe se sa vrapimi. Gjatë vrapimit personi kalon nëpër ajër, i cili trupit nuk i paraqet ndonjë ngarkesë të veçantë, ndërsa te notimi trupi kundërshton ujin, për ç’gjë çdo lëvizje bëhet lëvizje e rezistencës dhe forcës. Noti po ashtu është treguar i shkëlqyeshëm për përmirësimin e shëndetit të eshtrave, veçanërisht te femrat në postmenopauzë.

Shëndeti i nyjave: Noti ofron diçka që asnjë ushtrim tjetër aerob nuk mund ta ofrojë: mundësinë të lëvizni çdo pjesë të trupit dhe të mos krijoni presion në sistemin skeletor! Gjatë notit nuk krijoni presion në nyje. Kur trupi është i zhytur në ujë deri në bel, ju bartni vetëm 50 për qind të peshës suaj, kur trupi është i zhytur deri në gjoks ju bartni vetëm 25 deri 35 për qind të peshës suaj, ndërsa kur është i zhytur deri në kokë, ju bartni vetëm 10 për qind të peshës suaj. Kjo do të thotë që noti është ideal për ata që kanë probleme me ngurtësinë e muskujve dhe nyjat që dhembin.

Burimi: Shqipmedia

No comments :

Post a Comment