facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

29 September 2013

Aeroplani i “Croatia Airlines” aterroi pa rrota në Zürich

Aeroplani i kompanisë ajrore kroate “Croatia Airlines” mbrëmë rreth orës 20 e 20 minuta ka bërë një ulje emergjente me “hundë” në aeroportin më të madh të Zürichut. Në aeroplan gjendeshin 60 udhëtarë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, por askush nuk është lënduar, raportojnë mediat zvicerane.
Aksidenti ndodhi për shkak se aeroplani nuk arriti t’i nxjerrë rrotat e përparme dhe u ul vetëm me rrotat e fundit. Trafiku ajror është ndaluar për 15 minuta, duke shkaktuar vonesa të 20 fluturimeve në aeroportin e Zürich, transmeton albinfo.

Ngjarja do të hetohet tërësisht, por deri tani nuk dihet pse ka ndodhur një dështim i tillë.

Bëhet fjalë për avionin e tipit 8-Q400 me 76 ulëse, i cili është vënë në funksion të flotës së “Croatia Airlines” nga viti 2009. 

Fatkeqësia ishte evituar falë pilotëve të përgatitur mirë.

“Ekuipazhi bëri një punë të madhe, duke respektuar të gjitha procedurat për situata të tilla emergjente”, tha përfaqësuesja e kompanisë së fluturimeve Ksenija Zhlof për mediet kroate, duke shtuar se ky incident është rasti i parë në historinë 24-vjeçare të kësaj kompanie.

No comments :

Post a Comment