Shqiptari në finale për fytyrën më të bukur të FrancësTIRANE - “Fresh Face France 2013”, kështu quhet konkursi i cili sot përfundon në një finale dhe ku kanë mbetur vetëm 7 femra dhe 8 meshkuj për fytyrën më të freskët dhe më të bukur në Francë.
Panorama plus ka mësuar se në finale është edhe djaloshi 19-vjeçar nga Prishtina, Dijon Alidemaj.
Ai ka treguar për gazetën tonë se si arriti deri atje. “Kam qenë model në Kosovë duke qenë në finale si më i miri në “Unë jam Top Model 2”, e më pas nëpërmjet fotove të cilat janë pëlqyer, më ka kontaktuar agjencia e huaj “Cristal Model Managment”.
Ai është shqiptari i vetëm në këtë konkurs dhe, nëse fiton, Dijoni do të shkojë në Barcelonë për të përfaqësuar Francën, dhe, nëse jo, deri këtu ku ka arritur, ai do të ketë një kontratë me këtë agjenci dhe do të jetë model për disa firma të njohura, si Hollister, D&G etj.
Votoni dijonin duke klikuar "Vote Now" ne kete faqe: www.modelmanagement.com/contests/fresh-faces-2013-france/contestant/63025/
No comments :
Post a Comment