facebookgoogle plusrss feedmesazh

23 September 2013

Rihanna protagoniste në “Formula 1”

Ishte një fundjavë e mbushur me makina të shpejta dhe luks në Singapor pasi në cirkuitin Marina Bay u zhvillua gara e Formulës 1. 

Kur gjithçka mbaroi dhe pilotët u larguan nga pista, ishte Rihanna ajo që mori në dorë zbavitjen e publikut që pa një garë të dominuar nga fillimi në fund nga Vettel.
Këngëtarja 25-vjeçare plotësoi performancën e saj me lëvizje provokuese dhe veshje ekstravagante.

Rihanna aktualisht ndodhet në Azi për turin e saj botëror dhe në Tajlandë përfitoi për të bërë disa foto nga ato që duan fansat e saj meshkuj. 

No comments :

Post a Comment