Një i pastrehë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka gjetur një çantë me 42 mijë dollarë brenda… dhe e ka dorëzuar në polici.
Përveç shumës së parave, në çantë kishte edhe pasaportë e dokumente personale që i përkisnin një shtetasi kinez.
Policia e Bostonit ka bërë të ditur për ‘The Boston Herald’ se burri që kreu këtë gjest të rrallë jeton në një qendër për të pastrehët, transmeton TCH.
Çanta me shumën e parave dhe dokumentat e ndryshme i është kthyer pronarit.
( Në foto: Paratë dhe pasaporta kineze të dorëzuara në polici nga burri i pastrehë)
No comments :
Post a Comment