11 April 2014

5 ëmbëlsirat mike të dietave

Nëse dëshira për një ëmbëlsire behet e pa përballueshme, me poshtë janë ato te cilat mund t’i hamë pa na renduar shume ne bilancin kalorifik por edhe ne ndërgjegje.

Krahas shume ushqimeve dhe ëmbëlsirave te cilat për shkak te ngarkesave te tyre energjetike te mëdha janë te ndaluara nga dietat e ndryshme, ekzistojnë disa te tjera, te cilat edhe pse te pasura energjitikisht, janë te pranueshme ne te gjitha llojet e dietave.

Te gjitha ëmbëlsirat qe detyrimisht duhet te hahen me luge. Këto lloj ëmbëlsirash mund te konsiderohen edhe si një kompromis qe bëjmë ne me ndërgjegjen tone edhe kur e ekzagjerojmë pak me to.

Buding me çokollate. Me këtë ëmbëlsirë përfitohet si vlerat qe rrjedhin për shkak te çokollatës qe është ne përmbajtje, por edhe për shkak te shijes se parezistueshme përpara përmbajtjes ndjellëse te bute dhe kremoze si dhe vlerave jo te mëdha ne kalori.

Akullorja. Ne këtë rast, ne vend qe t’i drejtoheni atyre qe janë shume te pasura me pana e rrjedhimisht me shume proteina dhe yndyra, mund te shuani pasionin me akullore me fruta, te pasura me Vitamina, antioksidante dhe ujë. Me mire akoma nëse do te preferoni ato qe bëhen ne mënyrë artizanale te privuara nga ngjyrosësit artificialë apo kimikate te tjera konservante.

Torta. Veçanërisht ato me fruta janë me shume te rekomanduara. Dhe nëse janë prodhim shtëpie, ku gjalpi është zëvendësuar me vajin e misrit si dhe kos te skremuar qe garanton edhe butësinë, po kështu mielli i bardhe me atë te integral, është akoma me mire.

Krem Karamel. Edhe kjo ëmbëlsirë është e rekomandueshme, veçanërisht nëse zgjidhet te përgatitet me versionin origjinal dhe duke evituar përdorimin e shtuar te sheqerit.

No comments :

Post a Comment