Angelina Jolie besohet se është shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje rekord prej 35 milionë dollarësh për autobiografinë e saj. 38 vjeçarja e cila iu nënshtrua heqjes së gjinjve në shkurt, besohet se është subjekt i një lufte për të drejtat autoriale për autobiografinë e saj, teksa kjo luftë ka shkuar aq larg sa që oferta e fundit për të ka qenë 35 milionë dollarë.
Një burim i një shtëpie botuese amerikane i ka thënë Daily Star se autobiografia e Jolie është minierë e arit. “Kush do që e merr të drejtën për autobiografinë e saj do të ketë në dorë një minierë të arit”.
“Libri i saj është i garantuar të jetë bestseller në të gjitha vendet e botës dhe ajo shumë që do t’i ofrohej Angelinas do të rikuperohej brena pak javësh nga cila do shtëpi botuese”, ka deklaruar ky burim.
Burimi: Indeksonline
No comments :
Post a Comment