Pajisjet mobile kanë ndryshuar mënyrën se si i konsumojmë përmbajtjet online. Sot, shpenzojmë më tepër kohë duke parë fotografi, duke përdorur hartat, duke luajtur lojëra, duke kontrolluar motin si dhe duke naviguar nëpër rrjetet sociale.
Të gjitha këto aktivitete i realizojmë më tepër nga pajisjet mobile sesa nga kompjuterët desktopë.
Sigurisht, këta të fundit vazhdojnë të përdoren për disa lloje të caktuara aktivitetesh, si tregtia elektronike apo realizimi i punëve profesionale. Por, gjithë pjesa e mbetur e ditës, kalohet pothuajse e gjitha në mobile.
Statista ka realizuar këtë grafik, bazuar në të dhënat e fundit nga ComScore, në të cilën tregohet përdorimi i desktopit dhe pajisjeve mobile për 10 lloje të ndryshme përmbajtjesh në ueb.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment