Pothuajse çdo femër në një moment të caktuar të jetës ballafaqohet me pyetjen se çka duhet të zgjedhë – suksesin profesional apo përkushtimin ndaj familjes, apo egoizmi personal është bërë pengesë më e madhe sesa kushtet e këqija materiale?
Megjithatë, shtrohet pyetja se a ia vlen të bëhet një përkufizim i tillë i ashpër.
Situata në një lidhje në çift vështirësohet kur njëri nga partnerët nuk punon ose kur njëri prej tyre është në një pozicion më të lartë se tjetri në punë. Situata që rëndon më tepër është kur burri vihet ndaj partneres së tij, duke u përpjekur të vë autoritetin që, kjo e fundit, të lë karrierën dhe t’i përkushtohet atij.
Problemet me marrëdhënien lindin kur i kushtoni më shumë kohë karrierës se sa vetë marrëdhënies. Nëse ju mendoni se është më e nevojshme t`i kushtoni vëmendje marrëdhënies tuaj, atëherë bëni diçka në lidhje me të duke e balancuar me karrierën tuaj:
• Së pari, nuk duhet të lejoni që partneri juaj të ndihet një njeri i padobishëm. Tregojini atij se është i rëndësishëm për ju dhe se ju nuk mund të bëni ato gjëra që bëni pa praninë e tij.
• Së dyti, duhet të gjeni kohë për partnerin, që do të thotë se nëse duhet t`i kushtoni atij katër orë, atëherë gjatë kësaj kohe duhet t’i tregoni se e respektoni dhe përpiquni të qëndroni me të sa më shumë. Menaxhimi i kohës është çelësi për të pasur një marrëdhënie të suksesshme po aq sa dhe karriera. Jepini kohë të barabartë dhe nëse duhet të kaloni një ditë veçanërisht të zënë në punë shpjegoja atij dhe kërko mbështetjen nga ana e tij.
• Së treti, nuk duhet të fajësoni partnerin për problemet që ndodhin në lidhje, ndaj duhet të tregoheni më të matura duke e mbështetur atë në momentet kur ai ka më tepër nevojë për ju.
Lexoni edhe:
Burimi: InfoShqip
No comments :
Post a Comment