facebookgoogle plusrss feedmesazh

16 October 2013

Ian Somerhalder kandidat për rol në “Fifty Shades of Gray”

Fansat kanë votuar se ylli i serisë “The Vampire Diaries” Ian Somerhalder është zgjedhja e tyre ideale për të zëvendësuar aktorin Charlie Hunnam në adoptimin filmik  të “Fifty Shades of Gray”.
Ylli i “Sons of Anarchy” Hunnam dha dorëheqje nga roli i Christian Grat të shtunën, duke theksuar se puna e tij në televizion nuk po i jep shumë kohë që të përgatitet për rolin e filmit më të ri, që është adoptuar nga libri bestseller i shkrimtares E.L. James. 

Producentët e filmit tani janë duke kërkuar për një aktor të ri dhe Somerhalder është zgjedhja e fansave, ka bërë të ditur Lovehoney.co.uk.  Pas Smerhalderit, fansat kishin votuar yllin e “Superman: Man Of Steel” Henry Cavill derisa në pozitën e tretë ishte aktori Ryan Gosling.

No comments :

Post a Comment