facebookgoogle plusrss feedmesazh

23 October 2013

Ja pse BlackBerry dikur ishte telefon i shkëlqyer

Në vitin 2009 gati gjysma e telefonave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin pajisje BlackBerry, ndërsa sot pjesa e tregut të kësaj kompanie është më pak se tre përqind.

Lexoni disa nga arsyet pse BlackBerry dikur ishte më shumë se një simbol dhe pse njerëzit kishin dëshirë ta përdornin:

- Kur telefonët tjerë dështonin, BlackBerry këtë gjë nuk e bënte. Pajisjet BlackBerry ishin të rrallët që funksionuan gjatë sulmit terrorist në Amerikë më 11 shtator të vitit 2001.

- BlackBerry i mirë i vjetër gjithmonë është konsideruar si telefoni më i sigurt në treg.

- Telefonët BlackBerry ishin të dizajnuar perfekt për përdorim me një dorë.

- Gishtërinjtë të të gjitha formave dhe madhësive pa problem mund të shtypnin në tastierën e madhe duke bërë më pak gabime në krahasim me pajisjet me ekran me prekje.

- Produktiviteti dhe komunikimi me e-mail gjithmonë kanë qenë ana më e fortë e pajisjeve BlackBerry. Kompania gjithashtu ishte e para që vendosi lajmërimin (notification) për arritjen e e-mailëve në "home screen".

- Duke pasur parasysh se kultura e punës përbënte thelbin kryesor të pajisjes BlackBerry, posedimi i një pajisjeje të tillë automatikisht rriste statusin e përdoruesit.

- Bateria zgjaste në përgjithësi – në krahasim me telefonët e tjerë me ekran me prekje. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment