facebookgoogle plusrss feedmesazh

23 October 2013

Twitter edhe në Televizor, për Indasit

Airtel Digital TV, që është një krah i ndërmarrjes për telekomunikime në Indi Bharti Airtel, zbuloi gjatë të hënës që për herë të parë ka integruar Twitter-in me ofertat e veta për TV-në digjital.
Me këtë formë të re të konvergjencës, përdoruesit në fakt mund të cicërojnë derisa janë duke shikuar TV-në dhe mund të shikojnë cicërimat përkatëse për emisionet e tyre televizive. Ky shërbim pritet të lëshohet gjatë të martës pa ndonjë ngarkesë ekstra për abonentët.

Jana Messerschmidt, që është zëvendës presidente e zhvillimit të bizneseve dhe platformave në ndërmarrjen Twitter, tha: “Ne jemi të gëzuar me të parë bashkëpunëtorët si Airtel që bëjnë inovacion me platformën tonë dhe ndihmojnë audiencën e tyre që të lidhet me programet televizive që ata i duan.”

Kjo risi në fakt vjen nga startupi Brizz TV, që punon në fushën e teknologjisë së televizorit dhe është duke e ndihmuar këtë shërbim të ri për Airtel Digital TV. Për të filluar shikimin-dhe-cicërimin, abonentët duhet të klikojnë në butonin e gjelbër të telekomandës së tyre. Fillimisht, shërbimi pritet të jetë në dispozicion në disa kanale të përzgjedhura televizive, por më pas pritet të bëhet shtimi i tyre.

Airtel Digital TV ka 373 kanale duke përfshirë 17 kanale HD dhe pesë kanale interaktive. Thuhet që ka pasur 8.5 milionë abonentë në fund të qershorit të viti 2013.

Ndonëse Airtel nuk ka zbuluar modelin e biznesit për bashkëpunimin me ndërmarrjen Twitter, është mjaft e sigurt të supozohet që ndërmarrja e telekomunikacionit vendos reklama të posaçme për abonentët e vet televizivë. Airtel mund ta përdorte këtë më mirë për të reklamuar shërbimet e veta të tjera të internetit.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment