Moment aspak i bukur për David Beckham. Ish ylli i kombëtares angleze të futbollit dhe disa prej klubeve më me emër në botë ka qënë pjesë e një aksidenti automobilistik shumë pranë shtëpisë së tij në Beverly Hills. "Spice Boy" ka qënë në makinën e tij Range Rover Sport së bashku me djalin e tij Brooklyn, 14 vjeç, kur është përplasur me një tjerë makinë, e cila drejtohet nga një grua.
Fatmirësisht nuk ka patur dëme një njerëz, përveçse disa dëmeve materiale në makina, ndërsa policia e Los Angeles po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Makina e Beckham ka një vlerë nga 60,595 deri në 76,195 dollarë amerikanë dhe nuk është hera e parë që përfshihet në aksident teksa është në makinë me djalin e tij Brooklyn.
Burimi: AlbanianScreen
No comments :
Post a Comment