Pse kemi nevojë për gjumë ? Shkencëtarët kanë gjetur një përgjigje të mundshme, e cila mund të çojë në trajtime të reja për çrregullime neurologjike.
Ndërsa jemi duke fjetur, truri jo vetëm çlodhet por mund të jetë duke pastruar edhe mbeturinat. Studiuesit në Universitetin e Rochester vëzhguan trurin e minjve që kishin shenjues flureshent të injektuar në lëngun cerebral.
Ata vunë re aktivitetin e trurit të miut në gjumë dhe të trurit të miut zgjuar.
Neurologia Maiken Nedergard udhëhoqi studimin, transmeton VoA. Ajo thotë se truri dy funksione mjaft të dallueshme:
"Kur ne jemi zgjuar, qelizat e trurit merren me përpunimin e të gjitha informatat që merr. Ndërsa kur jemi në gjumë, këto qeliza punojnë për largimin e të gjitha mbeturinave të krijuara gjatë kohës zgjuar . "
Shkencëtarët thonë se mes këtyre mbeturinave përfshihen toksina përgjegjëse për sëmundjen Alzheimer dhe çrregullime të tjera neurologjike. Studiuesit gjithashtu gjetën se gjatë gjumit qelizat e trurit të tkurren, duke lejuar pastrimin e mbeturinave në mënyrë më efektive . Dr Nedergard thotë se këto mbeturina toksike përfundojnë në mëlçi, ku shpërbëhen
"Pra studimi sugjeron ne kemi nevojë për të fjetur, sepse kemi një sistem makroskopik pastrimi që largon shumë prej mbeturinave toksike nga truri."
Sistemi i pastrimit të trurit mund të studiohet vetëm me teknologji të reja skanimi, për shkak se për të vëzhguar këtë proces të trurit, kafshët nën vëzhgim duhet të jenë të gjalla. Dr Nedergard thotë se hapi i ardhshëm është që këtë proces t’a vëzhgojmë në trurin e njeriut, ndërsa rezultatet e studimit të tanishëm nxjerrin në pah rolin e rëndësishëm që luan gjumi në shëndet dhe sëmundje, dhe se një ditë mund të çojë në trajtime ose parandalime të çrregullimeve neurologjike.
No comments :
Post a Comment