Disney ndoshta na vjen me zbulimin më të madh i cili do ti revolucionon mënyrën e funksionimit të lojrave.
Një ekran i rrafshtë i cili mundëson të ndjeni teksturën e objekteve njejt sikur ti preknit ato realisht.
Kjo teknologji quhet "tactile renderin of 3D features".
E zhvilluar nga shkencëtar të Disneyt në Pitsburg, edhe pse është në fazat e para të zhvillimit me anë të pulseve të vogla elektronike mund ti bëjë gishtat tuaj të ndjejnë vrima dhe tekstura të ndryshme, edhe nëse sipërfaqja aktualisht është e rrafshët.
Fillimisht kjo është një zbulim i njohur prej vitit 2001, por propozimi i Disney, është që të krijohen edhe aplikacione për smartfonët dhe tabletët e tanishëm.
Në videon më poshtë mund të shihni qartë se si mendohet të realizohet ky algoritëm dhe të bëj një revolucion të mrekullueshëm në përvojën tonë të ekraneve me prekje.
Disponim | Shqip
No comments :
Post a Comment