Dukesha e Cambridget Kate Midleton ka marrë pjesë në një mbrëmje humanitare”100 Women in Hedge Funds.”Bukuroshja Kate ka thënë se princi i vogël George u tregua “shumë djalë i mirë” pasi ishte i qetë gjatë pagëzimit të tij.
Por përderisa ajo morri pjesë në ballon magjepsëse ku të gjithë ishin veshur me të zeza, bashkëshorti i saj Princi William, u kujdes për djalin e tyre të vogël.
Vetëm një ditë pas pagëzimit të princit të vogël George, dukesha Kate ishte e ftuar nderi në një darkë në pallatin Kensington, që u mbajt për t’i ndihmuar njerëzve të varur nga droga.
Dukesha nuk e veshi kostumin elegant të Alexander McQueen që e kishte mbajtur gjatë ditës së pagëzimit por një fustan të zi, mëndafshi të njërit nga dizajnerë e saj të preferuar, Jenny Packham..
No comments :
Post a Comment