facebookgoogle plusrss feedmesazh

19 October 2013

Përbërësit jo të shëndetshëm të çokollatës së bardhë

Çokolata e bardhë është një helm i ëmbël i cili nuk siguron vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe nuk ka absolutisht asnjë vlerë ushqyese, por ekskluzivisht vetëm vlera kalorike. Nutricionistët thonë që ky produkt plotësisht pa të drejtë mban emrin “çokolatë”.
Siç theksojnë specialistët për ushqim, prodhuesit e çokolatës së bardhë, në vend të gjalpit nga kakao përdorin gjalpë tjetër bimor, prandaj çokolata e bardhë nuk mund të shërbejë as edhe si zëvendësimi më i dobët i çokolatës.

- Çokolata e bardhë është një helm i ëmbël i cili nuk siguron vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe nuk ka absolutisht asnjë vlerë ushqyese, por ekskluzivisht vetëm vlera kalorike. Për dallim nga çokolata ngjyrë kafeje, në të bardhën nuk ka teobrominë e cila përfitohet nga druri i kakaos, e që ndikon në formë stimulative në organizëm nëse konsumohet në sasi të caktuara.

Ekspertët paralajmërojnë që çokolata e bardhë shumë më rëndë tretet nga ajo e zeza sepse në rastin më të mirë ajo përmban deri në 20 përqind gjalpë kakaoje, kurse rreth 14 përqind të përbërjes është masë e thatë qumështi. Pjesa e mbetur është para së gjithash sheqer, prandaj në 100 gram të çokolatës së bardhë ka edhe deri në 57.1 gram karbohidrate.

Fjala “çokolatë’ në të ashtuquajturën çokolatë e bardhë gjithmonë ka qenë nën shenjën e pikëpyetjes,sepse ajo në vete nuk përmban kakao, që është përbërësi bazë i çokolatës ngjyrë kafeje. Ajo kryesisht është një përzierje e gjalpit me buterë tjerë, me shumë sheqer dhe emulgatorë artificialë, përmes të cilave arrihet shija.

Problemi më i madh me këtë ëmbëlësirë është që asnjëherë nuk jeni të sigurtë se çka jeni duke ngrënë. Mirëpo, nëse veç nuk mund t’i rrezistoni, duhet që të bleni nga prodhuesit e njohur, të lexoni gjithmonë përmbajtjen, dhe sigurisht të mos e teproni me ngrënie, sepse gjithçka që kalon më shumë se tri katrorë është e tepërt.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment