Gjithmonë e më shumë pajisjet po lidhen me internetin.
Edhe pse shumica prej nesh mezi i presim të rejat e fundit të teknologjisë, shumë pak janë ata që shqetësohen vërtet mbi risqet e mundshme që ato mund të kenë.
Të ashtuquajturit “televizorë smart” kanë një sërë risqesh potenciale që duhen patur parasysh para blerjes. Më poshte po ju shpjegojmë dy prej më të rëndësishmeve që duhet të keni parasysh para se të blini një të tillë.
Problemi me hakimin
Hakimi përmes uebkamerave nuk është diçka e re por kohët e fundit po merr më tepër vëmendje. Ku qëndron problemi? Një haker mund të përdorë uebkamerën e televizorit tuaj për të parë nëse ka diçka që ia vlen në shtëpinë tuaj dhe më pas mund të hyjë fizikisht për ta vjedhur (mund ta dinë shumë mirë kur ju nuk jeni në shtëpi.)
Problemi me gjurmimin
Edhe në qoftë se televizori juaj nuk ka uebkamer, duhet të kuptoni se gjithçka që bëni me të mund të gjurmohet nga kompania që ju ofron përmbajtjen që po shihni. Në këtë mënyrë ju shfaqen reklama të personalizuara.
Kohët e fundit, çështja e televizorëve smart po ngrihet gjithmonë e më lart. Shumë organizata po i kërkojnë qeverive të vendosë ligje më specifike si dhe po bisedojnë me kompanitë prodhuese për t’i bërë më të sigurt këto lloj televizorësh.
Por ndërkohë, çfarë mund të bëni ju për të qenë të sigurt? Ndërpriteni lidhjen me internetin nga televizori. Nëse dëshironi të shihni diçka, më mirë përdorni pajisje të tjera. Nëse keni një televizor të tillë, ngjisni një letër tek lentet e kamerës për ta bllokuar fizikisht atë.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment