facebookgoogle plusrss feedmesazh

25 October 2013

Ushtrimet e mbajne duhanin larg

Ushtrimet bejne diçka te mahnitshme per shendetin tuaj. Ndoshta nuk eshte diçka qe ju ben te çuditeni kur degjoni se ushtrimet ndihmojne qe te leni duhanin dhe ndoshta qysh moti keni degjuar per kete dhe per pasojat e duhanit. Por nje studim qe eshte bere se fundi ka diçka me shume per te thene. Ky studim nga Univerziteti Exter eshte unik ne ate se tregon efektet e ushtrimeve ne imazhe te pirjes se duhanit. Vazhdojme me tutje…
Studimi – i publikuar ne Revisten Addiction, ka shikuar 20 duhanpires mesatarisht te rende. Duhanpiresit nuk kane pire duhan per 15 ore para testit.
Te gjithe pjesemarresve u jane treguar imazhe qe kane te bejne me pirjen e duhanit dhe imazhe neutrale para se ata ose benin 15 minuta qendrim ulur apo ushtrime mesatare ne biçiklete te palevizshme.


Me pas atyre prape u jane treguar imazhet. Ekipi hulumtues ka perdore teknologjine e fundit te percjelljes se levizjeve te syrit. quit-smoking-benefits copyAta munden te tregonin jo vetem gjatesine e kohes qe njerezit shikonin imazhet qe kishin te benin me pirje te duhani por edhe se sa shpejte fotot me cigare arrinin te rrembenin vemendjen e tyre krahasuar me imazhet qe skishin te benin me pirje te duhanit.
Studimi ka treguar nje ndryshim prej 11% ne ate se sa gjate ata qe ushtronin kundrejt atyre qe nuk ushtronin shikonin ne imazhet qe kishin te benin me pirje te duhanit.
Gjithashtu, pas ushtrimeve, pjesemarresve iu duhej me shume kohe qe te shikonin ne imazhe qe kishin te benin me pirje te duhanit.
Keshtu pra ushtrimet duken te zvogelojne fuqine e atyre imazheve qe te rrembejne vemendjen e atyre qe ushtrojne.
Shume studime deri me tani kane konfirmuar se ushtrimet mund te zvogelojne deshiren dhe pergjegjesin ndaj sinjaleve te pirjes se duhanit, prandaj nese deshiron ta lesh duhanin ushtro.

A i ka ndodh dikujt nga ju qe te perdor ushtrimet apo çfaredo lloji te aktivitetit fizik per te lene duhanin?

Burimi: Sherohu.com

No comments :

Post a Comment