facebookgoogle plusrss feedmesazh

25 October 2013

NSA ka përgjuar 35 liderë botërorë

Sipas një dokumenti të lëshuar nga ish - kontraktuesi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, i cili këtë dokument e zbuloi për gazetën The Guardian, SHBA ka përgjuar bisedat telefonike të 35 liderëve botërorë.

Emrat e liderëve nuk ishin zbuluar në dokumentin e vitit 2006 dhe qasja në 200 numrat e telefonit të liderëve paraqisnin “inteligjencë të pakët që mund të raportohet”, teksa telefonët ishin me gjasë të cilët nuk përdoreshin për biseda të ndjeshme.

Sidoqoftë, sipas dokumentit, numrat ofronin shtigje tek numra të tjerë telefonikë.

Dokumenti është për të shtuar shqetësimet për vëzhgimet e NSA-së, duke përfshirë vëzhgimin e vet të telefonëve të liderëve politikë. Zyrtarët gjermanë këtë javë thanë që agjencitë amerikane të inteligjencës mund ta kenë spiunuar telefonin celular të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Janë bërë raportime që SHBA ka hakuar serverin e e-mailit të ish - presidentit të Mekikës, Felipe Calderon, derisa ai ishte në zyre dhe ka spiunuar edhe presidentin e Brazilit Dilma Rousseff.

Një raport në gazetën franceze Le Monde dyshonte që NSA ka regjistruar të dhëna në lidhje me mbi 70 milionë thirrje telefonike të qytetarëve francezë gjatë një periudhe prej 30 ditësh. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, James R. Clapper tha që dyshimet që NSA-ja ka grumbulluar të dhëna të telefonatave të qytetarëve francezë ishin të pavërteta.

Duke i parë këto zhvillime, disa shtete janë duke i marrë parasysh masat mbrojtëse. Për shembull, Brazili ka propozuar kërkesa brenda për ngarkim brenda shtetit të të dhënave sipas një dekreti të internetit përpara parlamentit shtetëror.

Numrat e telefonit të liderëve ishin dërguar tek NSA-ja si pjesë e një politike për të përkrahur njerëzit që të ofrojnë numrat e drejtpërdrejtë telefonikë mobilë dhe të faksit të liderëve të huaj politikë dhe ushtarakë.

Shënimi që kërkonte për numra telefonik “të synuar” ishte adresuar tek departamentet e “konsumatorëve” për të cilat Guradian tha që përfshihen Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni. (PCWorld Albanian)

- See more at: http://www.pcworld.al/nsa-ka-pergjuar-35-lidere-boterore/#sthash.IxDyLrdR.dpuf

No comments :

Post a Comment