facebookgoogle plusrss feedmesazh

24 October 2013

Yndyrnat e papërpunuara nuk janë të dëmshme për zemrën!

Për dekada të tëra, ushqimet që përmbajnë yndyra, janë ndaluar nga doktorët, për shkak se ato rrisin riskun e sëmundjeve të zemrës. Por kjo këshillë e doktorëve mund të këtë qenë e gabuar, thonë mjekët kardiologë, më të mirët në botë.“Ushqimet me yndyrë të papërpunuar, si gjalpi, djathi, vezët apo kosi, mund të jenë të mira për shëndetin e zemrës së njeriut.
Madje reduktimi apo mospërdorimi i tyre, mund të ketë çuar në rritjen e sëmundjeve të zemrës”, -thotë Dr Aseem Malhotra, specialist në “Croydon University Hospital”.

Në një shkrim për “British Medical Journal”, Malhotra thotë se ushqimet që përmbajnë yndyra të papërpunuara janë demonizuar që në vitin 1970, pas një studimi i cili tregonte se këto ushqime ndikojnë negativisht në sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, Malhotra rekomandon që meshkujt të mos konsumojnë më tepër se sa 30 gramë yndyrë të papërpunuar në ditë, ndërsa femrat jo më shumë se sa 20 gramë. Sipas doktor Malhotras, pakësimi ose mospërdorimi i sheqerit do të ishte një prioritet për sëmundjet e zemrës.

Burimi: Koha

No comments :

Post a Comment