Së fundmi është thënë se do të ketë një risi të mirë për përdoruesit e telefonave të fundit mobil të Samsung, përkatësisht Galaxy Note 3 dhe Galaxy S4, tek të cilët versioni më i ri i sistemit operativ Android 4.4 Kit Kat pritet të vijë në janar.
Raporti i publikuar nga iTechAddict shfaq një memo në të cilën është listuar Galaxy S4 me numrin e modelit GT-I9500 dhe Galaxy Note 3 me numrin e modelit SM-N900, dhe për këto dy pajisje thuhet se do Android Kit Kat do të arrijë në janar të vitit 2014.
Në memon e njëjtë shihet edhe Samsung Galaxy S3 GT-I9300 dhe Samsung Galaxy Note 2 SM-N7100 të cilët do të përditësohen me Android 4.4 Kit Kat, gjatë muajit mars dhe prill të vitit të ardhshëm.
Njoftimi zyrtar i Samsung për përditësimet me versionet e fundit të Android pritet të bëhet gjatë muajit dhjetor të këtij viti.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment