facebookgoogle plusrss feedmesazh

30 November 2013

Arratiset nga burgu për të shkuar tek dentisti!

Një i burgosur ka ikur nga burgu suedez për të realizuar një kontroll dentar para se ti ridorëzohej forcave të policisë, ku më pas u përball me zgjatjen e dënimit me një ditë. 

I burgosuri ishte arratisur në fillim të nëntorit nga burgu i Oestragaardit, në jugperëndim të Suedisë, dy ditë para datës së përfundimit të dënimit të tij me burg, “sepse kishte dhimbje dhëmbësh dhe donte të bënte një kontroll tek dentisti i tij personal”, njoftuan burimet zyrtare të burgut, transmeton BW. 

Me të mbaruar vizitën mjekësore tek dentisti ai u dorëzua tek forcat e policisë. I dënuari 51- vjeçar ishte ankuar për dhimbje dhëmbësh tek zyrtarët e burgut, katër ditë para arratisjes nga ndërtesa, e cila nuk ndodhej nën masa rigoroze të sigurisë.

No comments :

Post a Comment