Ajri i ndotur shkakton stuhi më të fuqishme dhe më të gjata në kohë. Në këtë përfundim ka mbërritur një grup shkencëtarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata simuluan në laborator stuhi në dy raste të ndryshme, e para kur ajri ishte i ndotur dhe me përqendrim të lartë grimcash të dëmshme dhe e dyta kur ajri ishte i pastër.
Përfundimi; në rastin e parë grimcat “jonatyrore” të atmosferës mbanin më gjatë mbi vete grimcat e ujit, ndërsa në rastin e dytë, avujt kondesoheshin më shpejt dhe binin në formë reshje shiu.
Sipas Jiwen Fan, udhëheqësi i studimit, e njëjta gjë ndodh edhe në atmosferë. Ai thotë se sa më shumë të ndotim atmosferën, sa më shumë të emëtojmë në të dioksid karboni dhe gazra të tjerë që nuk i përkasin asaj, aq më të gjata dhe më të dhunshme do të jenë stuhitë.
“Një qiell i ndotur zgjat qëndrimin në atmosferë të avujve duke formuar re të stërmëdha, të cilat pasi grumbullohen në sasira të mëdha, bien vrullshëm në tokë në format nga më të dhunshmet, si rrebeshe breshëri, uragane apo stuhi dëbore”, thotë Fan.
Rezultati i këtij studimi, sipas studiuesve amerikanë, imponon rishikimin e parashikimeve për ngrohjen globale në dekadat e ardhshme, që sipas tyre, nuk do të jetë aq alarmante.
Burimi: InfoShqip
No comments :
Post a Comment