Këngëtarja Beyonce ndodhet në Egjipt për të vizituar piramidat dhe kulturën e lashtë të këtij vendi. Thuhet se këngëtarja ka hasur në telashe me ciceronin njëherësh dhe arkeologun Zahi Hawass pasi që ka arritur vonë në takimin me të dhe nuk kishte kërkuar falje.
Arkeologu i njohur Zahi Hawass ka thënë se nuk e ka lejuar këngëtaren të vizitojë pjesët antike Egjiptiane sepse ajo nuk ishte sjellë në mënyrë të duhur.
“Kjo nuk është e vërtetë sepse nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Janë vetëm gënjeshtra”, ka thënë një zëdhënës i Beyonces i cili ka mohuar plotësisht fjalët e Hawass duke thënë se ai e ka trilluar gjithë ngjarjen.
“Shumica e njerëzve që unë marrë në turne për të iu shpjeguar historinë e piramidave, janë shumë të butë, të edukuar dhe miqësor. Por kjo zonjë...Ajo tha se do të vijë në orën 3 pasdite, por ajo erdhi shumë vonë. Unë i thashë: Ju zonjë duhet të kërkoni falje sepse jeni vonuar! Por ajo nuk e hapi gojën fare”, ka thënë Hawass për gazetën “The Independent”.
Më pas ai vazhdoi: “Unë e solla një fotograf dhe ajo po ashtu kishte një fotograf dhe një roje me vete. Kur fotografi im filloi të fotografojë, ajo tha “Jo, ndal! Unë jam ajo që thotë po ose jo, jo ju!”.
Në atë rast arkeologu Zahi Hawass kishte ndërhyrë duke thënë: “Pasi që ju zonjushë pothuajse goditët fotografin tim dhe ju nuk po tregoheni e sjellshme, unë jam duke u dhënë privilegjin e të pasurit mua cicëron në vizitën e piramidave, kështu që largohuni menjëherë. Unë gjithashtu i thashë këngëtares se ajo ishte budallaqe dhe ika nga takimi”.
No comments :
Post a Comment