Pellgu’ më i vjetër me ujë të kripur i gjetur ndonjëherë në Tokë është varrosur në një thellësi prej mbi 1000 metrash nën Gjirin Chesapeake, në brigjet lindore të Amerikës së Veriut dhe daton 100-145 mln vite më parë.
Shkencëtarët e Institutit Gjeologjik Amerikan (USGS) kanë arritur të studiojnë përbërjen e tij, duke zbuluar se ujërat e këtij deti të lashtë janë shumë të kripura. Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën ‘Nature’.
Mbetjet e ‘pasqyrës’ së lashtë të ujit u ‘bllokuan’ nën shtratin gjirit për shkak të përmbytjes së shkaktuar nga një meteor (ose kometë) që ra në Tokë 35 milionë vjet më parë, çka gërmoi një krater prej 90 km të thellë në fund të Atlantikut të Veriut, një nga pak krateret meteorike oqeanike të dokumentuar të planetit.
Përveçse shkaktoi një cunami gjigant, i cili arriti deri në malet Blue Ridge, 160 milje larg, “shkëmbi qiellor” trazoi sedimentet e detit të lashtë në ujërat e saj, duke favorizuar konservimin deri në ditët e sotme.
Analizat kimike të sedimenteve zbuluan se 145 milionë vjet më parë ujërat e Oqeanit Atlantik ishin dy herë më të kripura seç janë sot: kripësia filloi të bjerë 100 milionë vjet më parë, me ndarjen e plotë të Afrikës nga Amerika e Jugut dhe zgjerimin konsekuent të oqeanit.
Burimi: 24Orë
No comments :
Post a Comment