Këngëtari veteran Sir Elton John ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij se yjet televizive që janë të uritur për famë duhet të vriten. 66-vjeçarit, i cili gjithmonë ka qenë kritik ndaj njerëzve që kërkojnë famë në reality-shou, i ka ardhur në “maje të hundës” suksesi i rrejshëm që janë duke arritur ata.
Duke folur për radion BBC World, Elton ka thënë: Në reality-televizione ju shihni njerëz të çmendur që duan të jenë të suksesshëm, por unë dua që ata të vriten”.
Krijuesi i hitit “Home Again”, i cili me albumin e tij të fundit “The Diving Board” shfaqë problemet e të rinjve që luftojnë për famë, ka thënë se ka shumë të talentuar që dalin nga kontrolli sepse ata “do të bënin gjithçka” për famë.
“Albumi ka të bëjë për dikë që është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të arritur famën”, ka sqaruar britaniku. “Ata e duan famën pa marrë parasysh pasojat me të cilat mund të përballen”.
Ai mendon se ylli i “Mean Girls” Lindsay Lohan, e cila ka qenë në rehabilitim disa herë shkaku i abuzimit me substanca, ishte viktimë e suksesit. “Lindsay Lohan ka pasur një karrierë të mirë si aktore dhe këngëtare por papritur jeta e saj u shembë shkaku i drogës. Prindërit e saj janë të tmerrshëm”, ka thënë ai. “Ajo ishte bërë viktimë e suksesit dhe e dëshironte atë pa menduar se sa do i kushtonte kjo”.
No comments :
Post a Comment