facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 November 2013

DJ shqiptar që u vlerësua në Kanada

Viktor Kraja është DJ i parë shqiptar që mori pjesë në Kampionatin Botëror të DJ, kompeticion i zhvilluar këtë vit në Kanada.“Ishin DJ nga 21 vende të botës dhe emocion i jashtëzakonshëm ishte kur luajta himnin shqiptar në performancën time”, theksoi DJ Vicky.
Në studion e “Pasdite në Top Channel” ai theksoi se është shumë i kënaqur me profesionin e tij: “Doja një jetë sa më kreative dhe larg stresit. Kërkesat për DJ janë të mëdha pasi jeta e natës është një biznes i fuqishëm dhe që nuk shteron. Punoj të premten dhe të shtunën. Jam i kënaqur me fitimet.”

Por, zgjedhja e tij nuk është pritur mirë fillimisht nga familjarët: “Babai im është doktor dhe nuk donte që djali të bëhej DJ, por ja që ndodhi.”

“Të jesh DJ duhet të njohësh muzikën, të dish si funksionojnë gjërat dhe të jesh psikolog. Duhe të dish çfarë duan njerëzit në momente të caktuara, t’i bësh të shpërthejnë…”

No comments :

Post a Comment