Jessica Osborne, 20 vjeçe priste një ditë të zakonshme pune si kameriere e Pizza Hut, por u ndesh me një surprizë që i ndryshoi komplet jetën, një bakshish prej 10 mijë dollarësh. Ky bakshish i majmë iu dhurua nga një familje, klientë të përhershëm, të cilët kishin mësuar se vajza ishte pranuar në Universitet, por kishte hequr dorë pasi nuk kishte para për regjistrim.
Gruaja tregoi se kishte menduar se Jessica ishte një vajzë shumë e aftë dhe bujare, duke shtuar se meritonte të ndihmohej. transmeton noa.
Mësohet se gruaja kishte humbur para pak kohësh të shoqin dhe vajzën në një aksident rrugor dhe kishte marrë shpërblimin nga kompanitë e sigurimit, duke i përdorur kështu për të ndihmuar 20 vjeçaren, duke i dhënë 10 mijë dollarë në formën e bakshishit.
No comments :
Post a Comment