Tani që dihet se 32 kombëtare të futbollit do të jenë në kërkim të dominimit global të futbollit në Brazil, FIFA-s, organit më i lartë drejtues i këtij sporti, vendosi se ishte koha e duhur për lansimin e një sërë aplikacionesh për sistemet më të famshme mobile në botë, iOS dhe Android.
Aplikacione zyrtare mobile, të cilat janë pa pagesë, përfshijnë përmbajtje interesante për tifozët e futbollit, pasi që të njëjtat ofrojnë shumë gjëra që lidhen me futbollin e shteteve si, duke përfshirë lajme, video, foto dhe rezultate të ndeshjeve nga rreth 200 liga.
Aplikacionet zyrtare të FIFA-së mundësojnë përzgjedhjen e deri tri kombëtareve, klubeve dhe garave të preferuara, duke u mundësuar përdoruesve të aplikacioneve mobile qasje të lehtë në informata nga klubet dhe ngjarjet e futbollit që ata duan ti ndjekin.
Më mirë akoma, FIFA ka njoftuar se do ta bëjë transmetimin direkt të shortit “2014 World Cup Final Draw”, e cila mbahet më 6 dhjetor, duke u mundësuar tifozëve të ekipeve të kombëtareve të ndryshme të mësojnë se çfarë do të ndodhë me kombëtaret e tyre.
No comments :
Post a Comment