facebookgoogle plusrss feedmesazh

24 November 2013

Flori hakmerret, mbyll kanalin e Arkivashqip në YouTube


E kishim lënë që Acromax alias ArkivaShqip, kërkonte që Flori të shlyente borxhin prej 18.000 eurove. Themeluesi i Acromax, Aldor Nini ishte shprehur se nëse ky dëm nuk shlyhet sa më shpejt, Flori do të paditet.

Dhe ja që hakmarrja e Florit vjen e menjëhershme dhe e pamëshirshme sepse të ardhurat e Acromax burojnë kryesisht nga ai kanal në Youtube që tashmë është mbyllur si pasojë e shkeljes së të drejtave të autorit dhe pas kontestimeve nga Florjan Mumajesi dhe Ervin Gonxhi.
Ky është mesazhi origjinal që shfaqet sot kur tenton të hapesh kanalin ArkivaShaqip në Youtube:
“YouTube account ArkivaShqip has been terminated because we received multiple third-party notifications of copyright infringement from claimants including: Florjan Mumajesi, Ervin Gonxhi, Flori Mumajesi.”

Nuk është hera e parë që kanali i ArkivaShqip mbyllet dhe betejat nëpërmjet kanaleve Youtube tashme janë çështje e ditës. Këngëtarët shikojnë të shushatur sesi videot e tyre fshihen nga Youtube dhe janë të pafuqishem për të mbrojtur punën e e tyre dhe investimet e tyre, ndërsa fansat duan vetëm të degjojnë muzikë, por ja që censura e pakuptimtë, leku dhe hakmarrjet personale kane krijuar një vorbull kaosi që do e mbështjellë muzikën shqiptare për një kohë shumë të gjatë.

Meazhi që është dërguar në facebook, nga ArkivaShqip është:

"Mirememgjesi, kane kaluar gati me shume se 24 ore nga mbyllja e kanalit te te gjithe shqipetareve nga Florjan Mumajesi dhe Ervin Gonxhi, tani stafi jone po mendon se kjo vertet eshte bere per ti dhene rendesi vetes. Sepse faktikisht nuk ka ndodhur me pare qe keto dy emra te permendeshin kaq shume per asnje arsye... por na vjen keq sepse kane flliqur veten nqs bejne veprime te tilla per ceshtje fame!"

Derisa kjo ndodh, edhe videot e kanalit të produksionit të Florit: Threedotsproduction janë të bëra private!
Ne nuk mund ti ndjekim këngët në to.

Shpresojmë shqiptarët të mbështeten në raste të tilla mes veti, dhe mos dëmtohen në asnjë mënyrë nga lakmia, inati apo egoja personale.

No comments :

Post a Comment