facebookgoogle plusrss feedmesazh

06 November 2013

Ja se si të shihni se cili aplikacion zë më tepër hapësirë në pajisjen tuaj iPhone

Çfarë po ju zë aq shumë hapësirë në diskun tuaj në iPhone ose iPad dhe po iu pamundëson që të shkarkoni dhe instaloni një aplikacion të ri shkëlqyes ose një version të ri të iOS-it? Një panel disi i fshehur tek aplikacioni Settings i iOS-it do t’ju tregojë çdo gjë që mund të keni nevojë të dini për këtë.

Për të parë se çfarë po iu zë tërë hapësirën në diskun tuaj, hapni aplikacionin Settings, shtypni General, më pas shtypni Usage.

Atje, do të shihni një paraqitje se sa hapësirë të diskut keni shpenzuar dhe sa hapësirë është në dispozicion dhe do të merrni një listë për secilin aplikacion dhe hapësirën që ai zë në diskun e pajisjes tuaj dhe të dhëna të tjera përkatëse.

Nëse dëshironi të shihni më tepër veçori, shtypni emrin e aplikacionit në listë: Ju mund ta fshini aplikacionin përgjatë këtij ekrani.

Kjo pamje shfaq vetëm 10 aplikacione që zënë më së tepërmi vend; shkoni poshtë dhe shtypni Show all Apps për të marrë një listë të plotë të aplikacioneve tuaja dhe hapësirën në disk që e përdorin ata.

Në këtë rast, Spotify zë më së tepërmi hapësirë në këtë telefon që e kemi paraqitur; 11.4GB është e zënë me këngë të shkarkuara. Provojeni këtë opsion dhe mbase edhe mund të befasoheni me gjërat që mund t’i zbuloni. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment