facebookgoogle plusrss feedmesazh

06 November 2013

11 arsyet sepse shendosheni

Janë të shumta motivet për të cilat trupi ynë shëndoshet dhe shumë prej tyre u atribuohet një ushqyerje e gabuar ose një mungesë e aktivitetit fizik. Por, përveç këtyre, ekzistojnë edhe disa motive më të zakonshme, njëmbëdhjetë gjëra të padyshuara, të cilat na bëjnë të shëndoshemi shumë dhe në mënyrë të shpejtë. Le të shohim më në detaj se për cilat bëhet fjalë:

1. Infeksioni nga virusi
Fëmijët e ekspozuar ndaj një lloji të veçantë virusi, adenovirusit 36, do të jenë më të predispozuar për t’u shëndoshur me më shumë shpejtësi kur të rriten. Këtë e dëshmon një studim amerikan i revistës Pediatrics.

2. Të pasurit e një mamaje të madhe në moshë
Mamatë mbi 35 vjeç shkencërisht kanë tendencë të gjenerojnë fëmijë obezë (shumë të shëndoshë).

3. Heqja e bajameve
E çuditshme, por e vërtetë. Në shumicën e rasteve heqja e bajameve çon në një shëndoshje të shpejtë të personit, i cili kryen këtë lloj operacioni në fyt.

4. Fjetja me dritë ndezur
Një studim i fundit ka demonstruar se fjetja në një dhomë me dritë ndezur rrit mundësinë e shëndoshjes me 50% më shumë sesa normalja.

5. ADN-ja
Disa persona kanë një nga 31 gjene përgjegjës të obezitetit, duke rezultuar në këtë mënyrë më të predispozuar për t’u shëndoshur në krahasim me normalen.

6. Fjetja e paktë
Nëse flini shumë pak atëherë ju do të shëndosheni shumë. Kjo shpjegohet me faktin se fjetja e paktë ose e tepërt, shkakton ndryshime hormonale që mund të stimulojnë oreksin. Arsye tjetër mendohet të jetë fakti që mungesa e gjumit mund të dobësojë personin, duke neglizhuar aktivitetin fizik, i nevojshëm për të ruajtur formën fizike.

7. Terapitë farmakologjike
Disa ilaçe, të cilat mund të përdoren vazhdimisht për kurën ose kontrollin e diabetit, depresionit dhe hipertensionit mund të shkaktojnë rritjen e peshës trupore.

8. Ekspozimi në ajër të ndotur
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj elementeve kimike të pranishme në një zonë të ndotur, në veçanti me bisphenol A, mund të ndërhyjë në ecurinë normale të aktivitetit të metabolizmit, duke shkaktuar një rritje në peshë.

9. Ushqyerja gjatë shtatzënisë
Një dietë e pasur me yndyra gjatë shtatzënisë e ekspozon fëmijën ndaj një rreziku më të madh obeziteti qysh në vogëli.

10. Të pasurit e një mamaje që punon
Mungesa e prezencës së nënës në shtëpi mund ta çojë fëmijën në ushqyerje të gabuar. Në këtë mënyrë ai do të bëhet obez.

11. Ajri i kondicionuar
Në një artikull të publikuar te Gazeta Ndërkombëtare e Obezitetit është demonstruar se personat që kalojnë shumë kohë në ambiente me ajër të kondicionuar kanë tendencë të shëndoshen. Mekanizmat e rregullimit të temperaturës së trupit, në fakt, djegin energji qoftë kur bën nxehtë, qoftë kur bën ftohtë.

Pse shëndoshemi me kalimin e moshës?
Metabolizmi njerëzor përbëhet nga kompleksi i reaksioneve biokimike që ndodhin në organizëm. 
Sasia e energjisë së harxhuar në ditë, varet nga një varg faktorësh: metabolizmi bazal (kaloritë e harxhuara në gjendje qetësie) që përbëjnë deri në 70% të kalorive të përdorura nga njeriu; lloji i ushqimit të përdorur; energjia që përdorim për aktivitet fizik e sportiv etj. Kryesori midis tyre, që përcakton djegien e kalorive, është metabolizmi bazal, i cili, nga ana e tij, kushtëzohet nga disa faktorë, si: gjinia, mosha, klima, masa muskulore, ekuilibri hormonal, ushqimi, si dhe zakonet e përditshme: aktiviteti sportiv e gjendja shëndetësore. 
Konsumi i energjisë prej metabolizmit bazal është më i lartë te burrat se te gratë dhe bie me moshën. Kështu ndodh dekadë pas dekade, ndërsa pas të 60-ave bie në mënyrë drastike. 

Prandaj, moshat e reja i djegin më lehtë kaloritë pa ndonjë mundim fizik, ndërsa të moshuarit priren të shëndoshen, edhe pse mund të sforcohen fizikisht.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment