facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 November 2013

Këshilla kundër rënies së flokut dhe zbokthit.

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve.

Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut.

Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore.

Këshilla kundër zbokthit

Zgjidhja e parë për zbokthin është aloe vera. Fërkojeni xhelin e aloes verës në skalpin tuaj, lëreni për 10 minuta dhe lajini flokët tuaj me një shampo të lehtë. Bëjeni këtë një herë në javë. Për të trajtuar zbokthin, përdorni limonin, pasi ju ndihmon të kthejë balancën e pH në skalp. Një trajtim tjetër i efektshëm kundra zbokthit është dhe përzjerja e një luge caji lëng limoni me 2 lugë caji uthull. Përzjerja duhet masazhuar në skalp dhe më pas të shpëlahet .

Këshilla kundër rënies së flokut

Stresi aktivizon gjenet që favorizojnë rënien e flokëve. Kështu, nëse vihen re shenja shqetësuese mos u prekni nga paniku, por shkoni menjëherë te mjeku: ankthi vetëm mund ta përkeqësojë situatën. Duhet të pini të paktën dy kg ujë në ditë, të konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.Duhet të evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit. Kini kujdes se dielli pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.

Burimi: kohaislame

No comments :

Post a Comment