facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 November 2013

“Vese” të përditshme që shkatërrojnë shëndetin

Ka gjëra të cilat i bëjmë përditë në mënyrë fare të pavetëdijshme dhe pa i menduar dy herë, por që në fakt mund të na krijojnë probleme, qoftë në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik. Gazeta-Shqip sjell disa nga zakonet e përditshme që dëmtojnë shëndetin tonë:
1.Të ngasësh makinën me xhamin hapur

Jashtë bën nxehtë nuk duam të ndezim ajrin e kondicionuar. Në këtë mënyrë zgjedhim të udhëtojmë me xhamin hapur; fundja, pak erë në flokë nuk na bën keq.

Përkundrazi, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me gazrat e dëmshme të emetuara nga makinat. Një studim nga Universiteti i Kalifornisë Jugore ka zbuluar se të udhëtosh me xham të hapur për një orë na ekspozon me një absorbim prej 45% të substancave të dëmshme.

2. Mospërdorimi i fillit të dhëmbëve

Filli i dhëmbëve është shumë i rëndësishëm për higjienën orale, por përdorimi i tij është një veprim që shumica prej nesh nuk e bën fare, duke e konsideruar të panevojshëm.

Në fakt, mbetjet mes dhëmbëve mund të jenë shumë më të dëmshme nga sa mendoni. Nëse bakteret gjejnë mënyra për të depërtuar përmes gjakut në mishrat e dhëmbëve mund të shkaktojë inflamacion kronik dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, iktusit apo kancerit.

3. Të anashkalosh vaktin e parë të ditës (ushqimin e mëngjesit)

Të anashkalosh mëngjesin, vaktin e parë të ditës është njësoj sikur të ngasësh një makinë me pak karburant.

Nisja është OK, por më pas do të ngelemi në mes të rrugës. Jo vetëm që do të ndihemi më pak aktivë dhe më të dobët, por do të jemi më të predispozuar për t’u ekspozuar ndaj sëmundjes së diabetit apo obezitetit.

4. Të flesh pak

Nuk arrini të gjeni kohën e duhur për të fjetur mjaftueshëm dhe kënaqeni me pak orë, të cilat në dukje janë aq sa duhen për ju.

Kjo në fakt është vetëm pamja e jashtme, pasi në planin afatgjatë, mungesa e një gjumi të mjaftueshëm ka efekte mbi shëndetit tuaj, duke iu ekspozuar ndaj rrezikut të iktusit dhe sëmundjeve të zemrës.

5. Të lësh kurën e ilaçeve përgjysmë sapo ndihesh mirë

Sapo nisim  të ndihemi më mirë e lëmë në mes kurën e ilaçeve që na është dhënë nga mjeku, pa u konsultuar më parë me këtë të fundit. Në varësi të ilaçeve që ju jeni duke marrë, ndërprerja e papritur e konsumit të tyre mund të shkaktojë rreziqeve shëndetësore, të lehta, por edhe serioze. Pra, më mirë të mos bëjmë veprime të gabuara

6. Shumë ushtrime fizike

Duhet të kemi parasysh që koha që i kushtojmë ushtrimeve fizike të jetë e mirëllogaritur. E vërteta është se teprimi me sforcimin fizik mund të sjellë rezultatin e kundërt, dhe kjo vlen edhe për sportistët.

Ushtrimi më tepër seç duhet mund të sjellë ndryshime hormonale jo normale, një sistem imunitar më të dobët, dëme muskulore, probleme me gjunjët, qafën dhe shpinën. Palestra bën mirë, por mos e ktheni atë në një shtëpi të dytë.

7. Mbajtja e një çante të rëndë

Gratë sidomos, çfarë nuk fusin në çantat e tyre duke i rënduar së tepërmi. Të tërheqësh gjithë kohës një peshë të rëndë mund të ketë pasoja negative mbi fizikun tuaj duke shkaktuar shtrembërim të kockave, artrit apo problem me qafën.

Në fund të fundit, nuk jeni Mary Popins; mbani me vete vetëm gjërat që iu duhen.

No comments :

Post a Comment