facebookgoogle plusrss feedmesazh

05 November 2013

Kristen Stewart shpërthen në lot pikëllimi

Ylli i filmit “Twilight”, Kristen Steward ishte parë e emocionuar dhe duke qarë në mbrëmjen e së hënës, në Nju Jork, ku ajo aktroi një pjesë të shkurtër për filmin e ri “Anesthesia”. Kjo pjesë e aktrimit të përlotur ishte pjesë skenari, por edhe ndjenjë personale.

Stewart mund të kishte një arsye për të buzëqeshur, pasi që ajo është bërë temë e thashethemeve që po kalon kohën përsëri së bashku me ish të dashurin e saj, Robert Pattinson.

Atë mbrëmje, Kristen kishte veshur një xhaketë të gjelbër, e përshtatshme për stinën e ftohtë të vjeshtës në rrugët e Nju Jorkut.

Sapo Steward doli nga dera, ishte e dukshme se ajo ishte mjaft e pikëlluar.

Ndërkaq, thuhet se pas disa muajve Kristen dhe Robert janë ribashkuar.

Çifti ishte parë të ënjten e kaluar, se si ndjeknin njëri-tjetrin me veturat e tyre, pasi aktorja kishte kaluar katër orë në shtëpinë e të dashurit të saj në Beverly Hills.

No comments :

Post a Comment