Ngrohja globale shënon një rekord të ri Niveli i gazrave të dëmshëm që krijojnë efektin e ngrohjes globale pësoi një rritje rekord gjatë 2012-s. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë, niveli i emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë u rrit gjatë vitit të shkuar me ritme më të shpejta se sa mesatarja e dekadës së fundit.
Përqendrimi e metanit dhe oksidit të azotit gjithashtu theu rekordin e mëparshëm.
Për shkak të këtyre emetimeve, rritja e efektit serë është përshpejtuar me 1/3 që prej vitit 1990, transmeton TCH.
Efektet e dëmshme janë të pamundura të vlerësohen plotësisht, pasi vetëm gjysma e emetimeve të dioksidit të karbonit emetohet në hapësirë.
Pjesa tjetër përthithet nga pemët, bimët, toka dhe oqeanet, duke krijuar dëme të pallogaritshme në ekosisteme të shumta.
Në vitin 2012, përqendrimi i nivelit të dioksidit të karbonit është 141% më i lartë se sa në vitin 1750, i konsideruar si fillimi i epokës së industrializimit.
Me industrializimin e shpejtë që është duke ndodhur në vende të mëdha si Kina apo India, si dhe me rritjen e shpejtë që po ndodh në vendet e botës së tretë, OBM mbetet pesimiste për situatën e emetimeve të gazeve të dëmshme në vitet apo dekadat në vazhdim.
Burimi: Koha
No comments :
Post a Comment