Boja elektronike e printuar në një film plastik është përdorur për të krijuar një tastierë transparente, e cila mund të luajë muzikë. Shkencëtarët kanë demonstruar një metodë të re të printimit të bojës me bazë grafen (një formë kristaline e karbonit) mbi instrumentin elastik, për të cilin ata thanë se mund të përdoret për të bërë elektronika të printuara me pak kosto.
Ata besojnë se grafeni mund të përdoret në pajisje të printuara elektronike si monitorues zemre dhe sensorë të tjerë të hollë. Dr. Taufif Hasan, dr. Felis Torrizi dhe profesor Andrea Ferrari në qendrën “Graphene” të Universitetit Kembrixh kanë shpikur bojën me bazë grafeni dhe thanë se njëlloj si materiali, edhe boja ka karakteristika si fleksibiliteti, transparenca optike dhe përçueshmëria elektrike.
Ata kanë paraqitur pianon e tyre në bashkëpunim me “Novalia Limited” me taste prej boje grafeni të printuar në filmin plastik, transmeton Panorama.
Tastet punojnë si elektroda, janë të lidhura me një qark të thjeshtë në bord, një bateri dhe një boks. Kur një person prek tastin, një elektrodë grafeni, sasia e ngarkesës elektrike në tast ndryshon. Ajo drejtohet nga qarku në boks, duke krijuar një notë muzikore.
No comments :
Post a Comment