Pas tajfunit të fuqishëm që ndodhi fundjavën e kaluar në Filipine, i cili besohet se ka shkaktuar deri në 10 000 viktima dhe dhjetra mijë të tjerë janë pa shtëpi për shkak të shkatërrimeve të banesave, njerëzit po përpiqen me të gjitha mënyrat që të njoftojnë familjarët e tyre mbi gjendjen.
Prandaj, Viber ka aktivizuar një shërbim të përkohshëm për t’i ndihmuar përdoruesit e Filipineve të bëjnë telefona të zakonshme (jashtë Viber) jashtë vendit të tyre pa pagesë. Shërbimi është i disponueshëm që prej ditës së hënë.
Përdoruesit mjafton të hapin si zakonisht aplikacionin dhe të prekin çdo lloj numri që duan të kontaktojnë.
Përdorimi i këtij shërbimi do të jetë pa pagesë dhe përdoruesit nuk do të tarifohen përmes operatovë telefonikë, siç ndodh në rastet kur kryhen telefona të këtij lloji. Suportohen të gjitha numrat në shumë shtete të botës, si ato fikse ashtu edhe ato mobile.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment