Mbrëmjen e së martës, gjatë një koncerti bamirësie të zhvilluar në Kensigton Palace, princi William ka kënduar së bashku me këngëtarin Bon Jovi, duke treguar talentin e tij muzikor.
Këtij dueti të improvizuar i është bashkuar edhe këngëtarja e muzikës “country” Taylor Swift. Kënga e kënduar nga kjo treshe ishte e famshmja ‘Livin’ On A Prayer’.
Në këtë mbrëmje nuk ishte e pranishme Kate Middleton.
Mbrëmja u organizua për të mbledhur fonde që do të shkojnë për shoqatën Centrepoint që ndihmon të pastrehët. President i kësaj shoqate është pikërisht princi William.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu pasi bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme”, tha Bon Jovi.
No comments :
Post a Comment