facebookgoogle plusrss feedmesazh

27 November 2013

Qetësuesit e dhimbjeve, të rrezikshëm për shëndetin

Një studim i madh tregon se qetësuesit e dhimbjeve të përdorur nga miliona njerëz (anglezë) mund të shkaktojnë sulme në zemër, tronditje dhe vdekje të parakohshme  sepse ata përmbajnë shumë sasi të kripës.

Hulumtuesit kanë zbuluar se pacientët që rregullisht përdorin forma të tretshme të aspirinës, paracetamolit, apo qetësuesve të tjerë të ngjashëm me drogën janë 22% më të rrezikuar nga tronditja dhe shtatë herë më të prekur nga shtypja e gjakut.

Gjithashtu thuhet se ata janë 28 herë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Është zbuluar se dozat e rekomanduara të disa qetësuesve përmbajnë 50% më shumë kripë se sa limiti i lejueshëm ditor për të rriturit. Me këtë hulumtim u morën hulumtuesit nga Kolegji i Londrës dhe Universiteti i Dundees, të cilët tani po i paralajmërojnë pacientët që të mënjanojnë përdorimin e shpeshtë të qetësuesve të tretshëm.

Këta lloj qetësuesish përdoren nga miliona njerëz, kryesisht nga të moshuarit.

Shumë prej tyre përdorin tretës të shumëllojshëm pasi që janë më të lehtë të gëlltiten dhe mendojnë se mund të jenë më të fuqishëm fizikisht. Por këto tableta përmbajnë shumë nivele të larta të sasisë së kripës, gjë që iu ndihmon të treten ne ujë dhe të formojnë një efekt shkumues.

Porositë qeveritare kumtojnë se të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se gjashtë gramë sasi kripe në ditë.

Pacientët që marrin tetë pilula tretëse gjatë ditës, si dozë e plotë ditore, e tejkalojnë vlerën 50%.

Një i rritur mesatar konsumon tetë gramë sasi të kripës gjatë ditës, por ekspertët besojnë se nëse ne do të pakësonim atë sasi për tre gramë, do të rezultonim në më pak (30.000) tronditje dhe sulme në zemër për vit.

“Ne u befasuam se sa shumë kripë përmbanin disa tableta tretëse. Ne mund ta gjejmë elementin e ndërlikuar se sa shumë kripë mund të përmbajë çdo lloj ushqimi që blejmë, por ne nuk mund ta dimë këtë edhe për tabletat. Është një rrezik i paevitueshëm dhe kardiovaskular, i cili gjithashtu është edhe shkaktari më i zakonshëm i vdekjes në Britani të Madhe. Nëse ky lloj i drogës përdoret çdo ditë, do të kishte qenë më mirë të përdornit variantin origjinal dhe jo këtë lloj tretës”, ka thënë profesori Thomas Macdonald nga Universiteti i Dundees.

Ia vlen të përmendet se ky hulumtim iu përket njerëzve që përdorin këto tablete tretëse çdo ditë, sepse kjo nuk do të thotë që këta qetësues të mos përdoren kurrë.

No comments :

Post a Comment