Për herë të parë është realizuar flamuri kuqezi në flokë... Sallon ‘Passion’ në Prishtinë ka prezantuar serinë e re të fotografive, ku paraqitet një teknikë unike e krijimit të figurave në flokë, me anë të ngjyrosjes së ngjyrave profesionale. Kjo seri e fotove është bërë për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.“Të inspiruar nga festa jonë e madhe 28 Nëntori, ne kemi menduar gjatë se çfarë të krijojmë, që të jetë unike dhe të prezantojë në mënyrën më origjinale urimin tonë për këtë festë.
Edhe ne mund të krijojmë art, e pse jo edhe të jemi pikënisje e ndonjë trendi botëror. Gjithçka e madhe ka filluar nga një iniciativë modeste, e urojmë që edhe kjo të bëhet e tillë”, citon 'Zëri', sallonin e bukurisë që ndodhet në Kosovë.
“Në dukje të parë mund të mendohet si një punë e thjeshtë, por në realitet është një punë shumë e mundimshme, e cila para së gjithash kërkon precizitet dhe durim. Nuk është njësoj sikur të vizatosh apo ngjyrosësh në një letër apo hapësirë të rrafshët dhe statike, me ngjyrosjen e flokëve të cilat duhet të trajtohen fije për fije, e duke pasur parasysh që ato lëvizin dhe ndahen, është edhe më e vështirë…”, citon salloni.
No comments :
Post a Comment