Një ujdhesë me perimetër 200 metra u paraqit më 20 nëntor të këtij 1000 kilometra në jug të Tokios, në Japoni. Ujdhesa u krijua si pasojë e erupsionit të vullkanit në ishullin e pabanuar Nishinoshima, në rajonin e njohur sizmik të “gishtit të zjarrtë të Paqësorit”.Shenjat e para të erupsionit u vërejtën të martën, më 19 nëntor kur u pa reja e dendur e tymit të zi të përcjellë me shpërthim krateri.
Një ditë më pas, afër ujdhesës Nishonishima u vërejt edhe një ujdhesë, deri më tash e panjohur, shkruan The Guardian
Vullkanologu Kiroshi Ito, njohës i aktiviteteve sizmike në këtë pjesë të botës, tha se është shumë e mundur që ujdhesa të zhduket me kohë për shkak të erozionit dhe ndryshimeve tektonike.
Krijimi i ujdhesës së re në Japoni u përshëndet edhe si zgjerim i territorit të këtij vendi. Por politikani Joshihide Suga shtoi se qeveria nuk duhet të nxitojë për ta emëruar këtë ujdhesë.
Një situatë e ngjashme ndodhi në Pakistan në shatorin e këtij vit kur, kur, pas rënies së një tërmeti, u krijua po ashtu një ujdhesë.
No comments :
Post a Comment