Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka deklaruar se ajo është pjekur shumë në vitet e fundit dhe se albumi i saj i dytë do ta reflektojë këtë.
Bukuroshja bjonde debutoi në skenën botërore me albumin “Ora” që i pushtoi top listat britanike.
Por, albumi i saj i dytë do të jetë për tregun ndërkombëtar, me theks të veçantë për atë amerikan, ku shqiptarja dëshiron të depërtojë.
Faktor kyç për këtë Rita e ka përcaktuar përvojën e saj dhe pjekurinë, që thotë se do ta reflektojë albumi i saj i dytë.
“A e dini se si është kur ndihesh pothuajse e njëjtë, por pak më e pjekur? Kështu është si ndihem aktualisht unë dhe kështu mendoj se ndihet edhe albumi i dytë”, ka theksuar Rita në Twitter.
No comments :
Post a Comment