Tashmë është zyrtare: Instagrami ka reklama dhe e para prej tyre u shfaq gjatë ditës së premte nga dizajneri i modës, Michael Kors.
Imazhi i parë ishte një orë luksoze e vendosur mbi një tavolinë, që u shpërnda për një pjesë të përdoruesve gjatë ditës së premte. Edhe zëdhënësit e Instagram-it e konfirmuan faktin se në rrjet ishte shfaqur reklama e parë. Ajo iu shfaq femrave në SHBA, pavarësisht nëse e ndiqnin apo jo markën në fjalë.
Instagram ka filluar testimin e reklamave që javën e kaluar, por reklama e Michael Kors ishte e para që shpërndahej zyrtarisht në aplikacion. Facebook-u është shprehur se do të vijnë shumë shpejt reklama të tjera, por deri tani nuk është thënë se kur apo sa shpesh do të shfaqen ato.
instagram-ad-korsFacebook-u e bleu Instagram-in për rreth 1 miliard $, në një kohë kur aplikacioni kishte praktikisht të ardhura zero. Që atëherë, ata kanë bërë ndryshime për ta monetizuar shërbimin.
Reklamat në Instagram do të shoqërohen me një etiketim që shkruan “sponsored” në cepin e djathtë lart. Duke klikuar tre pikëshin në cepin e djathtë poshtë, përdoruesit kanë mundësi ta fshehin reklamën si dhe të dërgojnë përshtypjet e tyre në lidhje me të, nëse diçka nuk iu pëlqen.
Reklamat do të fillojnë të shfaqen edhe në formë videosh, ka konfirmuar kompania. Krahasuar me 1.19 miliardë përdoruesit e Facebook-ut, Instagram-i është i vogël (150 milionë përdorues aktivë). Megjithatë, popullariteti i aplikacionit është i madh dhe kjo e bën atë një shërbim potencial për reklama.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment