facebookgoogle plusrss feedmesazh

26 November 2013

Si të kaloni nga iPhone në Android

Nëse jeni një përdorues i iPhone dhe dëshironi të kaloni në Android, migrimi mund të jetë një detyrë e vështirë. Eric Schmidt, shefi ekzekutiv i Google, ka botuar një udhëzues për të ndihmuar transferimin e përdoruesve të iPhone në botën e Android. Udhëzuesi shpjegon të gjitha hapat e nevojshme për ta bërë tranzicionin sa më të lehtë që të jetë e mundur.
“Shumë nga shokët e mi me iPhone janë duke kaluar në platformën Android”, shkruan Schmidt. “Telefonat më të fundit nga Samsung (Galaxy S4), Motorola (Verizon Droid Ultra) dhe Nexus 5 kanë ekrane më të mira, janë më të shpejtë dhe kanë ndërfaqe më intuitive. Ato janë një dhuratë e shkëlqyer për një përdorues të iPhone!”, citon portali 'Krokodili'. 

Udhëzimi i Schmidt iu tregon të rinjve të sapoardhur në Android se si të shtojnë një llogari të Google në pajisjet e tyre, si të gjejnë aplikacione, të importojnë kontaktet e tyre, të sinkronizojnë muzikën e tyre, të shkëmbejnë kartelën e tyre SIM nga iPhone dhe vendosja e saj në një telefon Android. 

Në fund të postimit, ish- anëtari i bordit të drejtorëve të Apple, ofron po ashtu mendimet e tija për shfletuesit e faqeve të internetit: “Sigurohuni që të përdorni Chrome, jo Safari; është më i sigurt dhe më i mirë në shumë mënyra. Dhe është falas”. 

No comments :

Post a Comment