Traktori i denjë për Formula 1 Është vetëm një traktor, por në asfalt arrin 214 kilometra në orë përmes një kapaciteti prej 109 kuaj fuqi, duke qenë i denjë për të konkurruar garat me makina.
Traktori “Mean Mover” është prodhuar nga “Honda”.
Do të dalë për herë të parë nga kufijtë e vendit mëmë vitin e ardhshëm, për të treguar aftësitë inovative të shtëpisë japoneze të automobilizmit.
“Mean Mover” përdor një motor prej 1 mijë CC që vjen nga motori “VTR Firestorm” dhe ka 6 marshe. Objekti peshon 140 kilogramë në total.
Traktori i “Honda” mund të presë barin me një shpejtësi maksimale prej 24 kilometra në orë, falë zinxhirëve rrotullues që lëvizen nga dy motorë elektrikë, duke realizuar 4 mijë xhiro në minutë.
No comments :
Post a Comment