facebookgoogle plusrss feedmesazh

12 November 2013

Ura e pazakontë

Një urë për këmbësorë, me pamje të pazakontë, do të ngrihet mbi lumin Çangsha, në provincën kineze Hunan. E bazuar në parimin e shiritit Mebiusit, ura do të përbëhet nga tre shtigje që do të ndërthuren reciprokisht duke krijuar kështu një iluzioni optik.  
Pas ngadhënjimit në një garë ndërkombëtare të disenjit, kompania holandeze “NEXT Architects” planifikon që në Kinë të ndërtojë urën jashtëzakonisht të bukur, dhe mbi të gjitha me pamje  shumë të çuditshme. 

 Ura për këmbësorë do të lidhë brigjet mbi lumin Çangsha në provincën kineze Hunan. 

Tri “shtigjet” e ndara do të kryqëzohen dhe do të shkojnë poshtë-lartë dhe në këtë mënyrë do të krijojë iluzione optike 

“Konstruktimi me shtigje që ndërpriten mbështetet në parimin e shiritit Mebius”, ka deklaruar arkitekti i projektit Michel Shrajnemahers.

Sipas pohimeve të tij, ura do të jetë e gjatë 150 metra, ndërkaq është inspiruar në nyjen që përdorin kinezët në veshjet popullore.  

No comments :

Post a Comment