facebookgoogle plusrss feedmesazh

30 November 2013

Vaji, ilaçi më i mirë e bukurisë për fytyrën

Kur dëgjojmë të flitet për “vaj”, gjëja e parë që na vjen në mendje është yndyra. Ndërkohë nëse e lidhim këtë term në një tjetër gjë, për shembull me fytyrën, atëherë imazhi që na formohet është ai i një fytyre e cila karakterizohet nga një lëkurë e shëmtuar me vaj, me shkëlqim.
Megjithatë, këto janë vetëm disa asosacione mendore dhe, sipas ekspertëve dermatologë, ato nuk korrespondojnë me realitetin: në fakt, vaji nuk promovon defekte të tilla që lidhen me qartësinë e lëkurës, bllokimin e poreve dhe ndoshta edhe puçrrat në fytyrë (aknet). Përkundrazi ai është alternativa ideale për trajtimin e lëkurës së fytyrës dhe jo vetëm.

Në mbrojtjen e çështjes mbi përdorimin e vajit në kozmetikë dhe për kurimin e lëkurës në mënyrë të thjeshtë, ekonomike dhe efektive është Dendy Engelman, drejtor i Departamentit të Kirurgjisë Dermatologjike në Spitalin Metropolitan në New York. Eksperti i përmblodhi tek Essence.com të mirat e vajit për lëkurën, duke kujtuar se vaji (ose sebumi) është natyrisht i pranishëm në lëkurë. Aty Engelman thekson se vaji nuk i bllokon poret dhe nuk shkakton akne, pasi kjo gjë mund të ndodhë vetëm kur poret bëhen të errëta për shkak të qelizave të vdekura. Por përdorimi i yndyrave në një nivel të tillë mbi fytyrë nuk e përkeqëson procesin. Në fakt, nëse problemi janë aknet ose prezenca e përhershme e puçrrave, përdorimi i vajit në fytyrë mund të ndihmojë në rebalancimin e lëkurës dhe në përmirësimin e pamjes.

Vajrat, përsërit dermatologu, në fakt, kanë një përqendrim të lartë të përbërësve aktivë që janë të dobishëm për lëkurën. Jo rastësisht, vajrat specifikë janë përbërës të produkteve të lëkurës. Përparësia e përdorimit të vajit në vend të produkteve kozmetike është që te vaji përbërësit aktivë janë të pranishëm me përqendrime më të larta, dhe për këtë arsye më të efektshme, tha Engelman.

Ndër vajrat më të përshtatshëm për lëkurën tuaj, për ta mbajtur atë të hidratuar, rinore dhe me ngjyra të ndezura, është vaji i araganit ose vaji i farave të rrushit, shpjegon dermatologu. Këto vajra janë shumë të lehtë dhe për të gjithë fytyrën mjaftojnë një apo dy pika. Këto vajra janë të pasur me substanca antioksidante, sidomos me vitamina C dhe vitamina E. Ato mbrojnë nga oksidimi dhe radikalët e lirë. Gjithashtu vajrat veprojnë si një filtër për rrezet e dëmshme UV.

Një tjetër element i një rëndësie të konsiderueshme, shpjegon eksperti, është se me kalimin e viteve prodhimi i vajit natyror nga trupi ynë zvogëlohet, kështu lëkura plaket, shfaqen rrudhat, shkëlqimi dhe elasticiteti i lëkurës ulet. Por edhe në këtë pjesë vajrat bimorë mund t’ju vijnë shumë në ndihmë, duke i dhënë mundësinë lëkurës të rigjenerohet dhe të rifitojë hidratimin e munguar. Me pak fjalë, vaji nuk është një “infektues”, por një ilaç i mirë për të gjitha të këqijat që i kanosen lëkurës sonë. Për të trajtuar lëkurën e fytyrës nuk duhet të mbështeteni medoemos te kremrat e shtrenjtë, por më shpesh do t’ju mjaftonte pak vaj, përfundon eksperti.

Si ta përdorni vajin?

Është e thjeshtë! Të filloni të pastroni lëkurën tuaj me vaj është shumë e lehtë, mjafton të kombinoni vajrat: të bajames, ullirit, lajthisë, kokosit, avokados, susamit, linit dhe vajra esencialë për më shumë efekt pastrimi. Kombinoni këto vajra në një shishe të zbrazët ose në ndonjë kuti dhe përzieji mirë. Hidh një sasi në duar, vendoseni në fytyrë të thatë dhe lëreni për 1 minutë. Më pas merreni një copë pambuk, zhyteni në ujë të vakët, shtrydheni mirë dhe bëni masazh fytyrës për 30 minuta, pa krijuar tërheqje. Pastrojeni mirë, derisa në pambuk të mos mbetet asnjë papastërti. 

No comments :

Post a Comment