Nëse konsumoni doza të mëdha të vitaminës B, në veçanti asaj B2, nuk do të vuani nga dhimbja e kokës dhe nëse vuani, do të arrini ta lehtësoni atë.Përfundimi është nxjerrë nga një studim i realizuar kohë më parë, që ka hulumtuar efektin e vitaminës B2 në shpeshtësinë, kohëzgjatjen dhe intensitetin e migrenës te 23 persona të moshës nga 20 deri në 65 vjeç.
Çdo pjesëmarrës në studim ka marrë 400 miligramë riboflavinë (B2) çdo ditë për tre muaj dhe ka mbajtur një ditar, ku ka shënuar numrin e sulmeve të migrenës, kohëzgjatjen e saj, intensitetin dhe përdorimin e barnave.
Sipas rezultateve të studimit, konsumimi i vitaminës B2 përgjysmon sulmet e migrenës.
No comments :
Post a Comment